MENU
klinika

Nga humbja në “debutim” te triumfet

Shikoni statistikat interesante të supersfidës Real-Liverpul

15.03.2023 - 23:31

Takimi i sotëm në mbrëmje përballë Liverpulit do të jetë jubilar për Realin e Madridit, që arrin shifrën magjike 300 ndeshje. Në 299 takimet e deritanishme, “Los Blancos” janë vërtet një histori suksesi.

– Tri vjet pasi ishte inauguruar formati i ri i Ligës së Kampioneve, në sezonin 1995-1996, Reali i Madridit mundej në debutimin e tij kundër Ajaksit të Van Galit 0-1 me një gol të Overmars.

– Fitoren më të thellë në historinë e tij në Ligën e Kampioneve, Reali e ka regjistruar në vitin 2015 kundër Malmoes (Suedi) me shifrat 8-0. – Humbjen më të thellë në historinë e vet në Ligën e Kampioneve, Reali i Madridit e ka pikërisht kundër rivalit të sotëm, Liverpulit, teksa në vitin 2009 mundej 4-0 në “Anfield”.

– Ecuria më e mirë e Realit në Champions është 10 fitore radhazi nga prilli 2014, kur “Los Blancos” mundnin Bajernin e deri në prill 2015 kur mundeshin nga Juventusi.

– AEK-u dhe Arsenali janë të vetmet klube në Champions ndaj të cilëve Reali nuk ka fituar asnjëherë.

– Trajneri me më shumë takime në krye të Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve është Visente del Boske me 60 takime. Më pas vijnë Zidan me 53 dhe Ançeloti me 45 takime.

– Skuadra më e re e Realit në Champions është ajo në vitin 2005 kundër Olimpiakosit me 23 vjeç e 6 muaj.

– Kasijas, tri herë kamion me Realin në Champions ka luajtur më shumë takime në këtë kompeticion, 150. – Në këto 299 takime të Realit në Ligën e Kampioneve janë aktivizuar 194 lojtarë nga 34 vende të ndryshme.