MENU
klinika

“Populli serb e leu këtë tokë me gjak”

Shpërthejnë protestat e nacionalistëve në Beograd

06.03.2023 - 12:47

Nuk vonoi shume që të derdhej në rrugët e Beogradit zemërata e nacionalistëve serbë kundër kundër planit perëndimor që synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Atyre iu bashkuan edhe të krishterë ortodoksë, në një kohë kur Kosovën, ku ndodhen kishat dhe manastiret kryesore të besimit ortodoks serb, shumë e cilësojnë si zemrën e kombit serb. Nacionalistët e shprehën që në fillim pakënaqësinë e tyre e me pajtimin e presidentit Aleksandar Vuçiç me propozimin europian, e madje ndaj tij pati edhe etiketime si “tradhtar”.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pajtuan në 27 shkurt në Bruksel me ujdinë që synon normalizimin e relatave mes dy vendeve, dhe ndonëse nuk e nënshkruan atë, në BE konsiderojnë se dy liderët e kanë dhënë tashmë zotimin e tyre se e mbështesin planin dhe nuk ka më kthim mbrapa. Ata do të takohen sërish në Ohër të Maqedonisë së Veriut në 18 mars.

“Populli i Serbisë që leu këtë tokë me gjak nuk do ta lëshojë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë”, tha Zorica Mojsiç nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë.

Kisha Ortodokse Serbe organizoi lutjet e saj për Kosovën, të cilat do të zgjasin deri në Pashkë, por nuk mbështeti publikisht marshimin dhe klerikët e saj nuk morën pjesë në të.

Para pak ditësh, Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirije tha gjatë një predikimi se “askush nuk duhet t’i mësojë kishës… çfarë është Kosova… Çlirimi i Kosovës me fjalë është i lehtë”.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…