MENU
klinika

Prrenjas

Shpërthen granata e vjetër, plagosen tre persona

19.03.2023 - 14:34

Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në fshatin Kakavec të Prrenjasit pasi në momentin kur kanë qenë duke punuar tokën, ka shpërthyer një granatë e vjetër.

Policia bën me dije se ata kanë pësuar dëmtime të gjymtyrët e poshtme dhe janë dërguar në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë
Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.