MENU
klinika

Petrov siguron Botërorin

Shqipëria merr medalje të bronztë në Azerbajxhan!

13.03.2023 - 16:13

Gjimnasti Matvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë. Në Kupën e Botës të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, 32-vjeçari u rendit në vendin e tretë duke merituar medaljen e bronztë.

Rusi i natyralizuar si shqiptar siguroi 14.766 pikë duke u ngjitur në podium pas Nariman Kurbanov të Azerbajxhanit dhe Ryhs Mçlenagan të Irlandës. Me këtë rezultat Matvei Petrov siguron një vend në Kampionatin Botëror të gjimnastikës që do të zhvillohet nga 30 shtatori deri në 8 tetor në Antwerp të Belgjikës.

Petrov prej 2018 garon me Shqipërinë, teksa u shpall kampion Europe në gjimnastikë në 2020 me flamurin kuqezi, duke marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.