MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si duhet vepruar kur fëmija vazhdon të urinojë në gjumë?

05.03.2023 - 12:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si duhet vepruar kur fëmija vazhdon të urinojë në gjumë?

Mjeku: Në radhë të parë, konsultohuni me mjekun për t’u siguruar lidhur me gjendjen shëndetësore.

Mos e akuzoni padrejtësisht, as mos e fyeni e ndëshkoni. Nuk është faji i tij, nuk është as dembel.

Këto veprime nuk sjellin asnjë të mirë, veçse rëndojnë më tepër gjendjen.

Dy orë para gjumit të mos teprohet me lëngje.

Para shkuarjes në shtrat, të shkojnë në banjë.

Bëni një kalendar dhe regjistroni ditët që nuk është lagur dhe përgëzojeni për çdo rezultat.

Ka qenë rekomanduar zgjimi në orë fikse gjatë natës, po sot është hequr dorë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë duhet të dini!

A lidhet kafshimi i thonjve me ankthin?

Jeta ime me dy fëmijë autik

“Autizmi nuk ka asnjë ditë pushim”