MENU
klinika

Kë kanë armik kryesor

Si funksionon mafia shqiptare? I riu ‘zbërthen’ grupet kriminale

29.03.2023 - 20:19

Mafia shqiptare ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave dhe personave, që duan të dinë më shumë për të, se kush qëndron në krye të saj e sesi funksionon ajo.

Zbërthimin e saj e ka bërë një djalë i ri amerikan, i quajtur August Lapine, i cili ka treguar edhe armikun kryesor të mafias shqiptare dhe vendin ku ajo nuk ka aspak ndikim.

Ja çfarë thotë ai:

Si të shpëtosh nga mafia shqiptare?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by August (@augustlapine)


Mafia italiane ka përdorur për vite me radhë shqiptarët si ushtarë të tyre, por me kalimin e kohës shqiptarët mësuan sesi ta bëjnë dhe krijuan mafian e tyre. Organizata kriminale tipike është e strukturuar vertikalisht, me një person në krye dhe njerëz që i raportojnë. Por mafia shqiptare është pak më ndryshe. Janë strukturuar horizontalisht, pra nuk ka vetëm një lider, janë disa familje që secila ka një rol.

Ato punojnë së bashku. Një gjë e veçantë e tyre është se kontrollojnë çdo pjesë, tani janë aktivë në Amerikën Latine, saqë operojnë në Ekuador për një kohë të gjatë.

Ato kontrollojnë shumë lehtë porte, sidomos në Belgjikë dhe Hollandë. Pasi futen aty, ato shpërndahen në të gjithë Europën. Kjo do të thotë se ju duhet të qëndroni larg këtyre vendeve.

Pra, në Europë, vendet Latinë dhe në SHBA janë të shpërndarë. Për fat të keq për ne, një nga armiqtë kryesore të mafias shqiptare janë kinezët. Pra vende si Indonezia janë perfekte, pasi mafia shqiptare nuk ka asnjë ndikim. Mund të gjeni një shtëpi që kushton 600 dollarë në muaj e më pas shijoni jetën.