MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon kanella tek diabeti?

21.03.2023 - 12:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon kanella tek diabeti?

Mjeku:  Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.

Kjo sëmundje kompromenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insulinës.

Për pasojë, metabolizimi i karbohidrateve bëhet anormal ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten.

Sipas ekspertëve, kanella mund të imitojë insulinën dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni.

Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe transporti i glukozës është më i lehtë.

Kësisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët por edhe për njerëzit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes.

Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies së ushqimit, sidomos të karbohidrateve, nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm.

Luhatjet në nivelin e sheqerit në gjak rrisin rrezikun e diabetit dhe stresit oksidues.

Konsumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së stomakut nga ushqimi.

Ata besojnë se kanella bllokon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet duke ulur sheqerin në gjak pas ngrënies së ushqimit.

Kanella është e dobishme në luftimin e inflamacionit, një nxitës i diabetit.

Antioksidantët që përmban kjo erëz luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë stress oksidues dhe përbëjnë pikënisjen e inflamacionit.

Përpos diabetit, kanella pengon edhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera që kanë lidhje me diabetin siç janë sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundja e Alzheimerit.

Sasia e këshillueshme e kanellës për diabetikët

Shumë studime, rekomandojnë konsumin e një sasie prej 1 deri në 6 gramë kanellë pluhur në ditë.

Kanellën e gjejmë në dy varietete: Cassia dhe Ceylon .

Cassia është kanella kineze dhe gjendet lehtë kudo ndërsa kanella Ceylon është ajo e vërteta me vlera.

Shiritat e saj të mbështjellë janë të butë dhe të brishtë. Shkopinjtë e kanellës Cassia janë të fortë e të trashë.

Përpara përdorimit të kanellës, diabetikët duhet të konsultohen me mjekun sepse ajo mund të ndërveprojë negativisht me disa ilaçe.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN