MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon pranvera tek shëndeti ynë?

29.03.2023 - 12:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon pranvera tek shëndeti ynë?

Mjeku: 5 mënyrat sesi pranvera ndikon në shëndetin e trurit dhe trupit

Temperaturat

Ndikimi i parë është ai i temperaturave të cilat rriten ndjeshëm.

Kjo nënkupton më shumë kohë për aktivitet fizik dhe më shumë ushqyerje të shëndetshme.

Dielli dhe vitamina D

Ekspozimi më i gjatë në diell nënkupton një rritje të aftësisë së trupit për të prodhuar më shumë vitaminë D.

Kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm për kockat por edhe për shëndetin e trurit.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, përkeqësojnë funksionet mendore.

Lumturia

Bota u prezantua me ndikimin e stinëve në mirëqenien e njeriut që në vitet 80.

Ishte pikërisht Norman Rosenthal, sipas të cilit ikja e dimrit dhe ardhja e pranverës i bën njerëzit përgjithësisht më të lumtur dhe optimistë.

Kjo i atribuohet pranisë afatgjatë të dritës natyrale.

Gripi

Ekspertët e mjekësisë popullore Kineze, thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit dhe luhatje humori.

Megjithatë, këto mund të stabilizohen me aktivitet fizik, falë të cilit organizmi çliron më shumë endorfinë.

Në pranverë, instinkti i parë në mëngjes është hapen dritaret e të thithet ajri i freskët i pranverës.

Drita e saj ndriçon shtëpinë, trupin dhe trurin dhe sjell më shumë lumturi dhe motivim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga zakonet e të ngrënit tek aktiviteti fizik

3 hapa për ta nisur pranverën siç duhet