MENU
klinika

Analiza

Si tronditi botën kriza e Credit Suisse?

24.03.2023 - 17:44

Nga Emily Tamkin, Foreign Policy /Credit Suisse mund të ketë shpëtuar nga një blerje në minutën e fundit nga UBS Group, por gjithsesi pasgoditjet e krizës u ndjenë në të gjithë botën. Credit Suisse njihej si një “bankë globale e rëndësishme”, që do të thotë se kolapsi i saj mund të kishte pasur një ndikim global.

Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter tha se ajo kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm me Sekretaren e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen dhe Ministrin e Financave të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filiale të mëdha të Credit Suisse, të cilat të dyja kanë punësuar me mijëra persona. Keller-Sutter këmbënguli se “kjo nuk është shpëtim” dhe se “falimentimi do të ishte rreziku më i lartë sepse kostoja për ekonominë zvicerane do të ishte e madhe”.

Marrëveshja nuk ishte e mjaftueshme për të shuar shqetësimet rreth rreziqeve sistematike për tregjet globale. Dhe blerja, e cila fshiu 17 miliardë dollarë në obligacionet e Credit Suisse AT1, çoi në tronditje dhe panik në Azi.

Disa investitorë me pakicë në Azi ishin në panik sepse ishin të ekspozuar ndaj AT1-ve – të njohura edhe si kontigjentë të konvertueshëm.

Rregullatorët zviceranë konfirmuan se vlera e AT1-ve të Credit Suisse do të reduktohej në zero për shkak të një klauzole që lejon një zhvlerësim të plotë në rast të falimentimit, duke fshirë investimet e zotëruesve të obligacioneve, ndërkohë që aksionerët nuk humbën gjithçka.

Ndërkohë, investimi i Arabisë Saudite, i cili duhej të ishte debutimi i saj madhështor në bankat globale, u zhduk pothuajse tërësisht, raportoi Wall Street Journal, e cila gjithashtu tha se miliarda në investimet e Katarit u zhdukën ndërsa Credit Suisse u shkri dhe investitorët dhe depozituesit tërhoqën paratë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Miliarderë me energji të pastër

Kriza e energjisë po shton miliardat e manjatëve të naftës

Analiza nga "Project Syndicate"

Disa mësime nga kolapsi SVB!