MENU
klinika

Skenari i vjedhjeve të 120 mijë eurove pa pronar

“Sindroma e Stokholmit” nuk ndan dot Alda Klosin dhe Rozeta Dobin

10.03.2023 - 12:49

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vjedhja e shumës së majme nga sanitarja Rozeta Dobi 120 mijë euro në banesën e ish- zyrtares Alda Klosi.

Burime bëjnë me se sipas një aks ekspertimi të bërë ka rezultuar se në telkefonatën e Rozeta Dobit janë shkëmbyer komunikime me Klosin deri në fillim të janarit, kohë e cila përkon dhe me monetin e arrestimit.

Edhe pse denoncimi i sanitares ishte ekzekutuar masa, komunikimet nuk janë ndërprerë me njëra-tjetrën.

Nga këto komunikata del rezultati i Dobit e cila ka deklaruar para uniformave blu se komuniket e vazhdueshme kanë qenë pa ndërprerje si normalisht.

Kujtojmë se më 1 mars Prokuroria e Tiranës ballafaqoi ish-zyrtaren Alda Klosi dhe sanitaren Rozeta Dobi.

Gjatë ballafaqimit të tyre Klosi e Dobi kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi.

Sanitarja ka mbajtur te njejtin qëndrim, se se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018 dhe se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.

Por, thëniet e saj u kundërshtuan nga Klosi, duke pretenduar se ajo disponote vetem 120 mijë euro. Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam dy fëmijë për të rritur dhe një nënë të verbër...”

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel! Kërkohet origjina e 405 mijë eurove

Shfaqi probleme kardiake pas arrestimit

Alda Klosi shoqërohet me urgjencë në spital nga Policia

Çfarë deklaroi një ditë më parë për hetuesit

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel