MENU
klinika

“Unë sakrifikova për të..."

Sipas Bledi Manes, Kiara Tito është Maestro “versioni femër”

17.03.2023 - 10:23

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Bledi Mane ka deklaruar se Luizi nga ekrani duket lojtar shumë i fortë, por nga afër ishte me këmbë në tokë. Duke folur për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip”, gazetari ka deklaruar në një intervistë të fundit se po priste një moment kur Luizi të përmendte Sali Berishën dhe të debatonin, por kjo nuk ndodhi.

Më tej, ai deklaroi se kur Luizi, që e cilëson si fitues, të dalë do i japë disa këshilla, pasi i ka ardhur një mundësi që do i ndryshojë jetën.

“Më zhgënjeu se nga ekrani ishte shumë lojëtar i fortë kurse brenda gjen një Luiz shumë me këmbë në tokë. Kisha dy javë që prisja të ngrite dolli për Berishën dhe të filloja e unë ato debatet por si duket e kuptoi. Është një lojëtar i fortë, në sytë e publikut është fitues. Kur të dalë do e takojë, për t’i dhënë disa detyra për ta ndihmuar sepse vjen nga një situatë mjaft dramatike dhe duhet ta menaxhojë mirë veten me gjithë këtë famë dhe financat që mund të fitojë. Besoj se është djalë i dëgjuar dhe ka nevojë të menaxhohet. Luizi është te ajo vija e hollë që mund të dalldisë ose të bëjë kthesën historike. Duhet të korrigjojë gabimet e të kaluarës, ky shans historik nuk ka për t’i ardhur më.”- tha ai.

Ndërkohë edhe një herë Blendi tha se Kiara u tregua mosmirënjohëse dhe se konsideroi si Maestro version femër.

“Unë sakrifikova për Kiarën. Të paktën Luizi është treguar burrë dhe e ka përmendur disa herë. Edhe atë ditë kur u largova ishte i fundit që më takoi. Diti të vlerësojë dhe mirënjohja është virtyt i njeriut. Kiara nuk e di…ta dija kisha qëndruar brenda në shtëpi. Kiara lojëtare e mirë nuk ka qenë ndonjëherë, por po më shëmbëllen Maestron. Kiara është Maestro versioni femër.”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN