MENU
klinika

Priten shkëndija në Romë

Sonte supersfida me Juventusin!

05.03.2023 - 18:36

Roma do të presë sonte në orën 20:45 në një ‘Olimpico’ të mbushur plot Juventusin, skuadrën që kërkon jo vetëm fitoren e pestë rradhazi në kampionat, por edhe ta parakalojë në renditje pasi luftojnë për zonën Champions.
Përpos momentit tejet pozitiv te Juventusi entuziasmon rikthimi i Poul Pogba-s, i cili ashtu si Chiesa pritet ta nisin nga stoli ndeshjen, por do jenë armë shumë të rënda kur të hidhën në fushë.

Nga fillimi në sulm është projektuar dyshja Vlahovic-Di Maria, ndërsa në prag të ndeshjes trajneri Allegri ka thënë se ‘nëse kualifikohen në Champions me pikë të hequra është si të fitosh 3 kampionate’. Trajneri i Juventusit ndër të tjera ka shtuar se kjo është një përballje direkt për të siguruar vendet e para të rënditjes. Aktualisht Juventusi është i pozicionuar në vendin e 7 me 35 pikë, 9 më pak se Roma e vendit të pestë.

Lajmi i mirë për verdhekuqtë është se Mourinho-s i janë hequr dy ndeshjet pezullim, pas inga videot është para se është provokuar nga arbitri në ndeshjen me Salernitanën. Megjithatë më e rëndësishme për kryeqytetasit është rikthimit te fitorja pas disfatës së fundit.

Po sonte në mbrëmje, por në orën 18:00, Interi pret në shtëpi Lecce-n me objektivin e fitores me çdo kusht. Zikaltërit një javë më parë u mposhtën në transfertën e Bologna-s dhe tani zona e Championsit ka filluar të rrezikohet seriozisht.