MENU
klinika

Konfirmohet ftesa e dytë

Sylvinho merr në Kombëtare ish-sulmuesin e Tiranës

16.03.2023 - 19:26

Ernest Muçi është sulmuesi i dytë i konfirmuar që ka marrë ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho, pas Taulant Seferit. Shqipëria luan me Poloninë në 27 mars në Varshavë për eliminatoret e Euro 2026, me sulmuesin që është mbase njohësi më i mirë i polakëve, pasi prej shkurtit të 2021 është pjesë fikse e Legias së Varshavës.

Muçi ka qenë pjesë në dy takime me Kombëtaren A, teksa është ftuar edhe nga U-21. Tanimë Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij dhe Muçi do ketë shanse të tregojë cilësitë përballë trajnerit të ri të Kombëtares.

Lajmin për ftesën e Muçit e dha trajneri i Legias, Kosta Runjaic, në një komunikim me mediat. Trajneri i polakëve ka vlerësuar performancën e Muçit, teksa tregon se 21-vjeçari shqiptar ka mundësi për rritjen e performancës.

“Jemi të kënaqur me Ernest Muçin. Ky futbollist ka marrë një formë të mirë, ndonëse ka pasur edhe më parë shpërthime të talentit të tij. Unë mund të shoh ndikimin që ka në lojë. Më duket sikur është pjekur. Ai duhet të punojë ende në anën taktike, por dëgjon në stërvitje dhe ende mendoj se ka treguar vetëm një pjesë të aftësive të tij. Ka një vend të madh për përmirësim”, tha Runjaic.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin