MENU
klinika

Mësoni sfidat e javës së 18-të!

Të gjitha skuadrat zbresin në fushë

04.03.2023 - 10:34

Kategoria e Parë luan javën e saj të 18-të me të gjitha skuadrat që zbresin në fushë, me 6 sfida që luhen në orën 13:00 dhe një në orën 13:30.

Skënderbeu kryesues luan në transfertë me Burrelin. Korçarët duan të ruajnë kreun teksa skuadra e Bubeqit kërkon pikë për mbijetesë.

Dinamo do të ndeshet në transfertë me Besëlidhjen. Dritan Mehmeti kërkon të debutojë me fitore në stolin e bluve, por lezhjanët janë në luftë për mbijetesë dhe pritet mos t’i bëjnë asgjë të lehtë.

Përballjet e tjera të orës 13:00 janë Apolonia-Tërbuni, Korabi-Besa, Luzi-Turbina dhe Tomori-Oriku.

Sa i përket asaj të orës 13:30, Flamurtari do të presë në shtëpi Lushnjën, me vlonjatët që luftojnë për kreun.

NDESHJET:

BURRELI – SKËNDERBEU 13:00

BESËLIDHJA – DINAMO 13:00

APOLONIA – TËRBUNI 13:00

KORABI – BESA 13:00

LUZI – TURBINA 13:00

TOMORI – ORIKU 13:00

FLAMURTARI – LUSHNJA 13:30