MENU
klinika

Hulumtimi

Të pish alkool e mos të dehesh/ Si mund të arrihet?

21.03.2023 - 11:47

Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të kthjellojnë shpejt minjtë e dehur duke rritur nivelet e një hormoni të prodhuar në mënyrë natyrale që ndajnë me njerëzit, duke dhënë shpresë për një kurë të mundshme të hangoverit.

Hulumtimi, i udhëhequr nga shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit në SHBA, mund të jetë çelësi për trajtimin e dehjes tek njerëzit.

Hormoni, i cili quhet FGF21, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve prej vitesh: ai prodhohet nga mëlçia dhe luan një rol të rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit të përpunojnë ushqime të caktuara, veçanërisht alkoolin.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se FGF21 ndihmon specie të ndryshme të luftojnë pasojat e dëmshme të ekspozimit të etanolit.

Hormoni shtyp dëshirën për alkool te minjtë dhe majmunët, stimulon etjen për ujë (me sa duket për të mbrojtur kundër dehidrimit të shkaktuar nga konsumimi i alkoolit) dhe mbron nga dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga alkooli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN