MENU
klinika

Partizani dominon në 10 vite

Tirana kryeson këtë kampionat

04.03.2023 - 10:31

Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat që do të përballen ditën e hënë në derbin e 169- të të kryeqytetit. Dy skuadrat në aventurën e tyre këtë sezon janë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë të renditjes. Dy skuadrat, për sa u përket statistikave, janë atyaty, me Tiranën që është pak më para. Të gjithë komponentët e dy skuadrave janë të analizuar nga fillimi në fund.

FITORET – Tirana dhe Partizani kanë respektivisht 12 dhe 11 fitore nga 23 ndeshje të luajtura. Tirana ka 52.17 për qind fitore, ndërsa Partizani 47.83 për qind triumfe. Në këtë komponent bardheblutë janë më përpara. BARAZIMET – Ndeshjet pa fitues ose barazimet janë të njëjta. Plot 4 barazime. Kthyer në përqindje janë 17.39. Të dyja skuadrat janë identike.

HUMBJET – Te disfatat Partizani ka më shumë, plot tetë humbje, ndërsa Tirana ka shtatë. Të kuqtë kanë 34.78% të takimeve humbje, ndërsa Partizani 30.43% të ndeshjeve disfata.

GOLAT – Për sa u përket golave të shënuar për ndeshje, Partizani ka 28 ose 1.22 gola për Të kuqtë kanë mbyllur 12 takime poshtë 2.5 golave. Tirana 15 ndeshje “under” 2.5 gola. Tirana ka mbyllur 10 takime pa pësuar gol, ndërsa Partizani ka mbyllur 6 ndeshje pa pësuar gol.

Dy skuadrat nuk kanë shënuar gola, respektivisht të kuqtë në 7 takim, ndërsa te Tirana 34 ose 1.48 gola për ndeshje. Partizani ka 25 gola të pësuar për ndeshje ose 1.09 gola për 90 minuta.

Tirana ka pësuar 18 gola ose 0.78 gola për një sfidë. Partizani ka shënuar në 11 takime mbi 2.5 gola, ndërsa Tirana në 8 ndeshje. takime dhe bardheblutë në tetëtakime. Po kështu, çdo gol i shënuar vjen te Tirana për 43minuta, ndërsa te Partizani me51 minuta.

10 VITE – Nga ana tjetër, Tirana dhe Partizani në 33 ndeshjet e fundit kanë 14 fitore për tëkuqtë, 12 barazime dhe 7 triumfe nga ana e bardhebluve. Një bilanc goxha plus për tëkuqtë.

Pra, në dhjetë vitet e fundit, triumfues në derbi janë tëkuqtë, ndërkohë që Tirana ia kadalë të marrë fitore vetëm pas2019-ës kur bardheblutë u rikthyen te titulli kampion.

Kujtojmë që Tirana dhe Partizanijanë dy skuadrat që poluftojnë për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë.

Prej shumë vitesh dy skuadrat e kryeqytetit nuk luftojnë me njëra-tjetrën për të qenë kampionë të Shqipërisë. Sezonin e fundit kampionë të Shqipërisë janë shpallur bardheblutë, ndërsa të kuqtë kanë disa vite që nuk kanë prekur titullin.