MENU
klinika

"Dilni protestoni"

Trump bën deklaratën e fortë: Do të më arrestojnë të martën!

18.03.2023 - 16:07

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar sipas tij në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. Trump e ka bërë këtë deklaratë ditën e sotme në rrjetin e tij social, Truth Social.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, ka shkruar Trump.

Sipas raportimeve në media, hetimet në këtë gjykatë kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e cila është kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të bllokuar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë.

Prokurorët janë duke analizuar nëse do ta akuzojnë Trumpin për këtë rast. Nëse Prokurori i gjykatës së qarkut në Manhatan e padit Trumpin, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krim.

Një avokat i Trumpit ka thënë për rrjetin CNBC të premten se klienti i tij do të dorëzohet për t’u përballur me akuzat, nëse do të paditet. Trump e ka hedhur poshtë vazhdimisht se ka bërë ndonjë aferë me Daniels. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, ende nuk ka reaguar për këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

‘Armikja’ e Amerikës nuk është FBI-ja!

Me ardhjen e administratës së re në SHBA

‘Lajkat’ e Johnson ndaj Trump nuk e ndihmojnë MB