MENU
klinika

Prishen raportet me tifozët

Ultrasit e PSG-së fërshëllejnë Lionel Messin

16.03.2023 - 19:33

PSG luan të diel me Rennes në “Parc de Princes” për javën e 28-të në Ligue I. Ultrasit e PSG-së kanë në plan të fërshëllejnë Lionel Messin, kjo pas eliminimit të skuadrës së tyre nga Champions League. Dy humbjet me Bayern Munich kanë bërë që djemtë e Galtier të jenë sërish jashtë nga kompeticioni më kryesor në Europë.

Mundo Deportivo njofton se ultrasit e PSG-së kanë vendosur të fërshëllejnë Messin, pasi paga e tij nuk justifikon rezultatet e skuadrës në fushë. “Do të fërshëllejmë Messin këtë të diel. Ai ka një pagë shumë të lartë në lidhje me atë që ofron në fushën e lojës”, bën me dije Mundo Deportivo.

Duket se Leo tanimë do ketë vështirësi në Francë, kjo pasi ekipi i PSG për të disatin vit nuk po mundet të jetë në lartësinë e duhur në Europë. Pas javës së 27-të në kampionatin francez, PSG kryeson tabelën me 66 pikë, dhjetë më shumë se Marseille ndjekëse.