MENU
klinika

Kryebashkiakët e PS, në telashe?

Vangjush Dako në SPAK, merret në pyetje

17.03.2023 - 12:11

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është thirrur ditën e djeshme në SPAK ku dhe ka dëshmuar për më shumë se tre orë.

Nuk dihet ende arsyeja se pse Dako është thirrur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dhe se çfarë ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ditën e sotme në SPAK ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë Speciale nuk dihet ende, por Bushi është akuzuar herë pas herë nga opozita, për prostitucion dhe trafik droge.

Kujtojmë se dy ditë më parë SPAK vendosi në pranga kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtarë të tjerë të bashkisë pasi akuzohen për shpërdorim të tenderave.

Sipas SPAK vlera e tenderit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekëve të reja, me afat kohor 10 mujor.

Alla akuzohet se favorizoi një kompani për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, duke shkaktuar dëm të konsideruar në buxhetin e shtetit. Punimet janë kryer nga kompania, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Arrestimi i Allës, vjen afro dy muaj para zgjedhjeve vendore të cilat do të mbahen në 14 maj në 61 Bashki të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Praktikisht SPAK 'shkriu' Bashkinë e Bulqizës"

Arrestimi i kryebashkiakut Lefter Alla, reagon Artan Hoxha

"Të kishte ikur që në atë kohë, sot nuk do përfundonte në burg"

Arrestimi i kryebashkiakut socialist, Artan Hoxha: I dola borxhit