MENU
klinika

Saimir Tahiri nuk ishte i pranishëm

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit për ish ministrin e Brendshëm

10.03.2023 - 14:39

Seanca shtyrë përsëri gjyqi në Gjykatën e Elbasanit, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkon rillogaritjen e periudhës së burgut, duke marrë parasysh periudhën e provës si kohë dënimi.

Seanca është shtyrë këtë herë, pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të dosjes. Në gjyq Tahiri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati.

“Në respekt të parimit të barazisë së armëve në gjykim, në dobi të drejtësisë me dakordësinë e palëve të tjera në proces, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit dhe për këtë shkak caktoi datën 20.03.2023 ora 10:00 për seancën e radhës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre”, duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.