Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe në një bashkëbisedim me në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, u pyet në lidhje me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Rama u shpreh se Lumi Vjosa mbrohej edhe më parë, jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur
‘Ju flisni për protesta por duhet të lexoni programin tonë ku jemi zgjedhur e kemi përmendur se donin ta vinim Vjosën në Mbrojtje. Lumi Vjosa mbrohej jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur. Ishim të vetëdijshëm për këtë dhe qeveria jonë rriti sipërfaqen e zonave të mbrojtura në një përqindje të konsiderueshme. Nuk po them se ata që protestuan bën diçka të keqe, bën mirë po nuk ishte për shkak të tyre që e shpallën Vjosën Park Kombëtar. Na u desh të bënim një vlerësim mjaft të gjithanshëm, pasi është një park kombëtar që përshkon gjithë vendin. Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës dhe Parku i Parë Kombëtar i Lumit të egër. Është më e lehtë ta thuash se ta bësh, ju thoni unë bëj.‘- tha Rama.