MENU
klinika

(Detajet+Emrat)

Vodhën me dhunë të moshuarin, dënohen tre autorët

03.03.2023 - 13:26

Gjykata e Sarandës dënoi pak ditë më parë 3 shtetas të akuzuar për vjedhjen me dhunë të një të moshuari 3 vite më parë. Gjyqtari Fatmir Ndreu ka dënuar në 21 shkurt Kleo Hysin, Paris Qurkun dhe Jetmir Gërbin për ngjarjen e 29 gushtit 2020 në fshatin Malcan, Finiq ku pasi e dhunuan, 91-vjeçarit Dhimitër Papa i morën 20 mijë lekë te reja dhe 1 armë gjahu “Bajkal” ruse të kalibrit 12 mm.

Papa u grabit nga dy persona me maska kirurgjikale, ndërkohë që siç e përshkroi vetë: “njëri nga ata më kapi nga fyti dhe më qëlloi me grusht në fytyrë” ndërsa më pas e izoluan duke i lidhur duart me çarçaf. Dy ekzekutorët e ngjarjes ishin Hysi dhe Qurku ndërsa Gërbi ra në pranga si bashkëpunëtor. Policia i arrestoi fillimisht ata ndërsa pas një periudhe në paraburgim, Gjykata la të lirë Gërbin në maj 2021 dhe Qurkun e Hysin në “Arrest shtëpie” në prill 2022. Ky i fundit e theu masën dhe në korrik 2022 u përfshi në një konflikt në Sarandë ku policia i sekuestroi edhe një pistoletë e tashmë ndodhet sërish në qeli.

Me vendimin e 21 shkurtit Gjyqtari Fatmir Ndreu dënoi Kleo Hysin 35-vjec dhe Paris Qurkun 42-vjec me nga 7 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënuan përfundimisht me nga 4 vjet e 8 muaj burg. Jetmir Gërbi 34-vjec ndërkohë u dënua me 5 vjet burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg. Fillimisht prokuroria tentoi që këtë te fundit ta çojë në gjykim për “moskallëzim krimi” gjë që u refuzua nga Gjykata e cila e gjykoi dhe dënoi për “vjedhje me dhunë” në rolin e ndihmësit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë