MENU
klinika

ILD nis verifikimet për magjistratët

Vrasja e tre grave në Tiranë, si u lirua Dan Hutra kur Apeli i refuzoi kërkesën?

01.03.2023 - 21:47

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për mënyrën e lirimit nga burgu të Dan Hutrës, 40-vjeçari i cili vrau tre gra ditën e sotme në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, ILD bën të ditur se po verifikon nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin e 40-vjeçarit 2 javë më parë.

Gjykata e Apelit njoftoi këtë të mërkurë se dy ditë përpara lirimit nga burgu të Dan Hutrës, i kishte refuzuar kërkesën 40-vjeçarit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Kjo ka ngritur edhe pikëpyetje për mënyrën se si është liruar 40-vjeçari, teksa edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi në një konferencë për shtyp se do të nisë verifikimi për këtë proces.

NJOFTIM PËR MEDIA
Inspektori i Lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin