MENU
klinika

Dakordësimi për planin e BE-së

Weller: Kosova ndodhet në pozitë të mirë strategjike

07.03.2023 - 10:33

 Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervsitë për median kosovare ‘Kallxo Përnime’ ai ka thënë që për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike. Weller tha se Serbisë po i kërkohet diçka shumë e vështirë, pra, Serbia duhet të heqë pjesën nga Kushtetuta e saj që pretendon se Kosova është pjesë integrale e saj dhe duhet ta njohë Kosovën.

Pra, koncesioni i madh duhet të vijë prej anës së Serbisë dhe kjo është shumë, shumë e vështirë. Në anën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë ky çekuilibrim në favor të Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata” ka shtuar Weller.

Ai gjithashtu ka thënë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha pjesët e kësaj marrëveshjeje fillestare në rrugën drejt normalizimit të plotë, atëherë Serbia nuk mund të fshihet pas argumentit se Kosova po e pengon procesin dhe sipas tij, çështja e njohjes ende nuk ka dalë realisht në diskutime.

E mira që ka ndodhur është se BE-ja dhe SHBA-ja kujtojnë letrën e Presidentit Biden që ju sapo e përmendët, dhe kanë konfirmuar se synimi në përgjithësi mbetet njohja e plotë. Ata e quajnë atë një qasje të përqendruar në njohjen në negociatat e mëtejshme për normalizimin. Pra, kjo është në të vërtetë shumë e dobishme. Dhe kjo ishte me të vërtetë hera e parë në letrën e Bidenit e dërguar para pak më shumë se një viti e ku kjo thuhej kaq qartë” – ka thënë më tej Weller.

Sakaq, ditën e premte emisari special, Miroslav Lajçak do të kryejë një vizitë në Prishtinë në kuadër të bisedimeve lidhur me këtë çështje, pas dakordësimit të palëve për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, i cili pritet të nënshkruhet më datë 18 Mars në Maqedoninë e Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që…

“Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen finale me Serbinë”