MENU
klinika

Gjukanoviç merr vendimin

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor

17.03.2023 - 15:22

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar. Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Të dyja vendimet e Gjukanoviç vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars. Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje. Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.