Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndonëse Alla kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie se ajo ‘arrest me burg’.
Ankimimi/ Abuzuan me tenderin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe të dyshuarit e tjerëNjoftimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10 akti, datë 07.04.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim K.Z., R.K., D.G., R.D., L.A., E.Ll., A.K., E.I., A.Gj. A.N., ndaj vendimit nr. nr. 21, datë 14.03.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) dhe vendimit nr. 24, datë 18.03.2023 (mbi vazhdimin e zbatimit të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimeve nr. 21, datë 14.03.2023 dhe nr. 24, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e ankimuar nga të hetuarit K.Z., R.K., D.G., R.D., L.A., E.Ll., A.K., A.Gj, A.N.
– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari E.I. ndaj vendimeve nr. 21, datë 14.03.2023 dhe nr. 24, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Më herët sot, Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut.
Kujtojmë se Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ankimimi/ Abuzuan me tenderin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe të dyshuarit e tjerëIsh-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.