MENU
klinika

Detaje

Ardian Nikulaj u vra në tentativën e tretë, si dështuan dy atentatet e tjera

21.04.2023 - 19:40

Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra dy ditë më parë në lokalin e tij në Shëngjin i ishte organizuar atentat edhe dy herë të tjera. Siç raportohet, në vitin 2019 ai ishte vënë në objektivin e një grupi vrasësish me pagesë, por duke qenë se lajmi përfundoi në ‘veshin’ e policisë, ekzekutorët u tërhoqën.

Por, më pas, personat që ia kishin vënë ‘shënjestrën’ nuk dorëzoheshin. Ata thurën një tjetër plan, por këtë herë dështoi pasi vetë Nikulaj mësoi planin dhe mori masat e nisi të ruhej. Madje, iku për disa muaj jashtë Shqipërisë dhe kur u kthye lëvizte vetëm me makinë të blinduar. Plan ii tretë nuk dështoi dhe 51-vjeçari u vra në lokalin e tij, ku supozohej se duhet të ishte ‘i sigurtë’.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN