Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka prezantuar vizionin e tij për Tiranën. Ai ironizoi premtimet e 2 kundërshtarëve të tij, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi duke i cilësuar si të paarritshme, e ndërsa u ndal në disa çështje. Ai premtoi zerim të taksave për sipërmarrjet kulturore dhe artistike, për ulje taksash, një muze për viktimat e komunizmit, ulje të ndotjes në kryeqytet dhe vende pune.
“Vizioni im për Tiranën, vizoni ynë për Tiranën, nuk bazohet te premtime utopike me autobusë falas apo me dy million pemë, por te një vizon realist dhe tërësisht i mundshëm. Një vision qartësisht i djathtë ku në thelb janë vlerat më të mira njerëzore si merita, konkurenca, morali politik, ndershmëria. Ku në qendër të këtij vizioni janë identiteti, kultura dhe historia e Tiranës. Ky është një vizion totalisht i kundërt me dy alternativat majtise që kemi përballë.
Në fakt, ne mund ti premtonim qytetarëve të Tiranës jo vetëm autobusë falas, por edhe një euro për cdo person që merrte transportin publik, apo nga një pemë në cdo shtepi, por ne jemi njërëz serioz. Ne e shikojmë politikën dhe qeverisjen me seriozitet dhe ndershmëri, dhe jo me mashtrime populiste që si beson askush.
Ne jemi për një Tiranë, qytet mikëpritës për studentët me të gjitha infrastrukturat nevojshme, e cila të jetë e gatshme për të pritur 150 mijë studentë, shqiptar dhe të huaj brenda vitit 2030.
Ne jemi për një Tiranë, ku cerdhet, kopshtet dhe shkollat mos të jenë më shumë se 15 minuta larg shtëpive të cdo familjeje.
Ne jemi për një Tiranë, ku taksat lokale për sipërmarrjet kulturore dhe artistike, apo individë, janë zero.
Ne jemi për një Tiranë, ku tregjet e ushqimeve nuk janë monopol. Dhe ne për këtë, do të ndërtojmë 5 tregje në pikat hyrëse të Tiranës dhe do të nxisim konsumin e ushqimeve me ‘’kilometër zero’,’ për të ndihmuar shitjen e prodhimit të zonave rurale të tiranës.
Ne jemi për një Riranë, me taksa të ulta dhe taksa për të gjithë. Për të nxitur dhe për ti dhënë frymarrje ekonomisë lokale. Për nxitjen e keonomisë lokale dhe tregut të lirë në do të ndërtojmë tre zona të lira ekonomike. Në zonën e Kërrabës , Arbanës dhe Ndroqit.
Ne jemi për një Tiranë, që kujton dhe respekton sakrificën e atyre njërzve që dhanë jetën në kohën e kumunizmit, ku falë sakrificës së tyre ne sot jetojmë në pluralizëm. Për këtë, do të ndërtojmë muzeun dhe monumentin në nderim të të gjithë viktimave të regjimit komunist. Është një turp që në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk ka ende një monument dhe muze të mirëfilltë për viktimat e komunizmit. Aq më shumë është turp që e djathta në 33 vite se ka ndërtuar atë.
Ne jemi për një Tiranë, që zbaton dhe i afrohet normave europiane të mjedisit dhe ajrit deri në fund të mandatit , 350 mikro grimca m3. Dhe jo për një Tiranë, ku smogu dhe ndotja po u merr jetën njërzve duke shkaktuar sëmundje nga më të ndryshmet. 60 përqind më shumë është rritur vdekshmëria si pasojë e demtimit të rrugve të frymëmarrjes në Tiranë, sipas të dhënave të shëndetësisë dhe ekspertëve të saj në Tiranë.
Ne jemi për një Tiranë ku të gjithë kanë mundësi të strehohen. Dhe këtë gjë mund ta bëjë të mundur ulja e barrës fiksale dhe lufta kundër parave të pista në ndërtim. Shtrenjtimi i pronave nuk tregon aspak zhvilim sic thote erion veliaj. Përkundrazi, tregon pamundësi jetesë për shumicën e njerzve dhe familjeve që jetojnë në tiranë apo cifteve të reja, që u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Rritja e cmimve e cila nuk përputhet me rritjen e rrogave dhe ekonomisë, tregon se këto apartamente janë apartamente që ndërtohen nga paratë e korrupsionit dhe të krimit të cilat kanë prishur cdo rregull të ekonomisë së tregut dhe normalizimit të çmimeve.
Ne jemi për një Tiranë ku shërbimet shëndetsore, klinikat e ndryshme mos të jenë më shumë se 15 minuta larg çdo familje.
Ne jemi për një Tiranë, ku turizmi është për gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm. Dhe për këtë, do do të ketë zero taksa ndaj siperrmarjeve turistike bujtinave dhe startupeve për turizmin në pesë vitet e para.
Ne jemi për një Tiranë ku transporti publik është i kronometuar, siç ndodhë në të gjitha qytetet europiane dhe ndërtimin e pesë parkimeve të mëdha në hyrje të Tiranës për të zbutur trafikun brenda qytetit.
Ne jemi për një Tiranë ku zonat e ndryshme historike , ajo otomane, ajo para luftës, e komunizmit dhe asmbali arkitekutror i qendrës të përbëjnë zonat e trashgimisë kulturore të Tiranës.
Ne jemi për një Tiranë ku dallohen qartësisisht pesë zonat urbanistike. Zonat industriale, spitalore, universitare, moderne me kulla dhe ajo historike. Dhe jo për një Tiranë kaotike sic është sot, ku nuk kuptohet asgjë dhe që ka reflektuar një mungesë identiteti total dhe, ku reflektohet mungesa e cdo standarti europian për një qytet të banueshëm dhe efikas nga ana ekonomike, sociale dhe urbanistike. Ne nuk jemi kundër ndërtimit dhe zhvillimit. Industria e ndërtimit përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Tiranës dhe Shqipërisë, ku punësohen mijëra njërëz. Por ne jemi për një qytet ku cdo sektor ka zonën e vet të mirëpërcaktuar, që edhe ekonomia të zhvillohet, dhe njërzit të punueshmet, por edhe që qyteti të jetë i jetueshëm me identitet dhe me hapësirat përkatese sipas funksioneve”, tha Bejko.