MENU
klinika

‘Vendoret’

Benet Beci: Shkodra po më mirëpret!

28.04.2023 - 10:03

Në Shkodër, bastionin historik të së djathtës, socialistët kërkojnë që të bëjnë historinë në zgjedhjet vendore të 14 majit, me Benet Becin! Duke e konsideruar Shkodrën si një qytet me shumë peshë, kandidati i Partisë Socialiste për kryeqendrën e veriut, Benet Beci, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, tha se e ka pritur dhe mbi të gjitha e ka dashur që të jetë në garë për të drejtuar Shkodrën. Beci shprehet optimist për një rezultat triumfues në Shkodër, e premtoi se qyteti ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit.

‘Gjithë destinacioni ime prej shumë kohësh është nisur për të shkuar në Shkodër. Gjithë eksperienca ime, zgjedhja si deputet në Shkodër edhe çdo eksperiencë që kisha. Më duket si një destiny (fat) është nisur për të ardhur te kjo pikë. Nuk ka thirrje më të madhe sesa thirrja dhe ajo që mund të bësh në qytetin tënd. Jo vetëm e kam pritur dhe dashur por më duket është gjëja e duhur në kohën e duhur për të dhënë për qytetin që e sheh se nuk janë aty ku duhen. Shkodra është një qytet me shumë peshë! Është e thellë për arsye të historisë dhe traditës. Unë besoj se në Shkodër ka shumë rëndësi edhe tradita edhe familja dhe ajo që kemi bërë. Shkodra jo vetëm më mirëpret, pro kam kuptuar se më mirëpret me shpresë. Shkodra jo vetëm mirëpret, por po ngremë një shpresë ashtu siç shkodranët e mendojnë. Ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit.’- tha Bec

Beci theksoi se prioritet për të dhe kryesocialistin Edi Rama, për Shkodrën, është që të zgjidhen problemet që nuk janë zgjidhur për shkak se janë penguar nga retorika politike.

‘Rama ka sjellë ofertën më të mirë që ai mendon. Unë kam një ofertë pune. Prioriteti i Ramës është për të zgjidhur probleme që nuk janë zgjedhur akoma në Shkodër dhe që janë penguar nga retorika politike. E gjithë pritshmëria sot në Shkodre, e racionalitetit është që në të diskutojmë për të zgjidhur problemet. Ka një pritshmëri të jashtëzakonshme!’- u shpreh Beci.

Benet Beci thotë se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveçse për të bërë Shkodrën me çdo kusht, në kuptimit që të gjehet një zgjidhjet e problemeve.

‘Kam shumë besim tek Shkodra. Kam shumë kënaqësi, kjo është gjëja që kam dashur të bëj dhe do ta bëj më shumë dashuri dhe aq profesionalizëm sa kam. Unë nuk kam asnjë prioritet tjetër dhe do ta bëj Shkodrën me çdo kusht, në kuptimin e gjetjes së zgjidhjeve të problemeve pa u qarë.  Rama ka një vullnet të jashtëzakonshëm për ta bërë Shkodrën.’- u shpreh Beci.

Në fund të fjalës së tij, Beci tha se do të mirëpresë këdo nga të gjitha krahët, në këtë betejë të përbashkët, për të bashkëpunuar dhe punuar ndershëm e me transparencë për zhvillimin e qytetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ‘katharsis’ në Qarkun e Vlorës, te gratë e veriut!

Emrat e rinj të PS që kandidojnë për kryebashkiakë


VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha