MENU
klinika

Nis zyrtarisht fushatën

Biden kërkon mandatin e dytë presidencial, shpall kandidaturën

25.04.2023 - 12:30

Pas zërave të shumtë që qarkullonin prej muajsh, Joe Biden zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024. Pra fushata e Joe Biden për rizgjedhje ka nisur zyrtarisht, në formën e një videoje tre minutëshe që fillon me një fjalë të vetme: Liri.

I transmetuar nga vetë presidenti i 46-të i SHBA-së, Biden argumenton se të drejtat e abortit, mbrojtja e demokracisë, të drejtat e votës dhe rrjeti i sigurisë sociale do të jenë ndër çështjet më të rëndësishmE.

Ai thotë se votuesit do të përballen me zgjedhjen për t’i lënë brezit të ardhshëm “më shumë liri ose më pak” dhe “më shumë të drejta ose më pak”.

“Çdo brez i amerikanëve është përballur me një moment kyç kur atyre u është dashur të mbrojnë demokracinë, të protestojnë për lirinë dhe për të drejtën tonë për të votuar dhe të drejtat tona civile ,” tha ai.

Fushata e 2024 do të jetë ndryshe për Joe Biden në krahasim me kandidimin e tij të fundit. Si një kandidat në detyrë, atij do t’i duhet të balancojë punën e tij në drejtimin e vendit me përpjekjet e tij për të nxitur votuesit në favor të tij.

Ai ka të ngjarë të tregojë arritjet e tij nga dy vitet e fundit, duke përfshirë ligjet kryesore të infrastrukturës dhe klimës, si dëshmi se ai është në gjendje të përmbushë detyrën.

Por këtë herë fushata është ndryshe për Biden edhe për një arsye tjetër: Presidenti zhvilloi pjesën më të madhe të fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2020 praktikisht nga shtëpia e tij në Delaëare për shkak të pandemisë Covid-19.

Këtë herë, do t’i rikthehet mitingjeve të mëdha në të gjithë vendin për të shtrënguar duart me votuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe pse në ditët e tij të fundit në pushtet

“Trump mund të nisë një sulm ndaj Iranit”