MENU
klinika

Gjuha e përdorur në konferencën zyrtare

Bujar Osmani rrëzon akuzat e opozitës

18.04.2023 - 17:56

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka rrëzuar akuzat e opozitës, e cila dje kërkoi dorëheqjen e tij me pretendimet e kishte folur vetëm shqip gjatë një konferencë zyrtare.

“Duke pasur parasysh se ngjarjet dhe konferencat për media janë çështje publike, i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që t’i mbështesë pretendimet me ndonjë provë, regjistrim apo incizim; në të kundërt të tregojnë respekt për vlerat që përfaqësojnë dhe të kërkojnë falje publike për krijimin e panevojshëm të konfuzionit në opinion mbi baza etnike”, shkruan Osmani.

Ministri me origjinë shqiptare, publikon një video dhe tregon se takimin me homologun spanjoll e ka hapur në gjuhën vendase, në maqedonisht, më pas ka dolur në gjuhën shqipe.

“Në çdo ngjarje, Ministri i drejtohet publikut vendas në dy gjuhët zyrtare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjuhët, me ç’rast Ministria ofron përkthim të duhur për mediat e pranishme”, vijon ndër të tjera Bujar Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN