Dermatologia Francesca Fusco mendon që nëse i shtoni pak sheqer shampos do të jetë truku më i mirë për bukurinë dhe shëndetin e flokëve.
Pak a shumë, të gjithë e dinë që sheqeri është i dëmshëm për organizmin tonë dhe përdorimi i tij duhet kufizuar maksimalisht, mirëpo disa ekspertë megjithatë këshillojnë aplikimin e sheqerit – jo në ushqim, por në higjienë.
Njëra ndër to është edhe mjekja Francesca Fusco, dermatologe, e cila thotë se nëse i shtoni pak sheqer shampos suaj ,do të jetë truk i mirë për bukurinë dhe shëndetin e flokëve.
Sipas mendimit të saj, në gjithë shishen duhet hedhur një lugë të vogël sheqer, që do të veprojë si eksofiliant, përkatësisht për zbutjen e flokëve.
Kështu eliminohen qelizat e vdekura dhe lëkura pastrohet nga ndotjet.
“Jo vetëm që në mënyrë efikase eliminon yndyrën dhe ndotjen, por sheqeri mundëson depërtim më të thellë të regjeneratorit, andaj edhe përftojmë edhe pastërti më të madhe, edhe hidratim më të mirë”, thotë Fusco.
Ajo shpjegon që pa kujdes të herëpashershëm flokët rëndohen, andaj më ngadalë dhe më vështirë rriten.
Truket e tjera efikase të cilat dermatologët i preferojnë janë shpëlarja e herëpashershme e flokëve të yndyrta me uthull (një herë në muaj), si edhe përdorimin e vajrave të ndryshme në maja të flokëve para larjes në vend të regjeneratorit (një herë në javë).