Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë ushqimet që ndikojnë në zemrën dhe humorin tuaj?
Mjeku: Disa ndryshime të thjeshta në dietën tuaj mund t’ju ndihmojnë të mbani zemrën dhe trurin tuaj më të shëndetshëm. Amerikanët konsumojnë shumë ushqime të përpunuara që kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe përmbajtje të ulët në fibra. Kjo shkakton inflamacion kronik në trup, i cili dëmton zemrën dhe rrit rrezikun e bllokimit të arterieve.
Për të pasur një zemër dhe humor më të mirë, përqendrohuni te ushqimet dhe suplementet anti-inflamatore që ndihmojnë në menaxhimin e oksidimit. Kufizoni konsumimin e sheqerit, ushqimeve të përpunuara dhe alkoolit e në vend të kësaj, hani më shumë ushqime të pasura me antioksidantë si: manaferrat, avokadot dhe peshkun e yndyrshëm. Provoni gjithashtu të mos përdorni vajrat e gatimit pro-inflamator si misri dhe kanola, por përdorni opsione të tjera më të shëndetshme për zemrën, si vaji i palmës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.