Detaje të reja kanë dalë në lidhje dy të zhdukurit në Sarandë, 46-vjeçarit Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.
Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë në fshatin Vrinë të Konispolit dhe se pas ekzekutimit, trupat e tyre mund të jenë groposur në këtë zonë. Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se ekspertët e kriminalistikës po hetojnë në lidhje me mjetin tip ‘Merceds-Benz’ i cili u gjet i fshehur në afërsi të fshatit Nivicë, ku dyshohet se është përdorur dhe në një krim tjetër. Mësohet se nga pamjet filmike të siguruara në ngjarjen e datës 5 dhjetor 2022 ku në banesën e shtetasit me iniciale L. L u vendos një sasi eksplozivi, automjeti ‘Benz’ i gjetur i fshehur në një magazinë mund të jetë i njëjti që ka rrëmbyer “Koçolen” dhe Sulovarin.
Mjeti rezulton se ka të lyera me sprajt disqet, ndërkohë automjetit i dytë i gjetur tip “Land Rover” Discovery është sekuestruar dhe marrë me karoatrec në një karburant në Qafë-Gjashtë, ku dyshohet se është lënë aty kastile për të qenë në mbikëqyrje të kamerave me qëllim. Me qëllim për të hequr dyshimet mbi autorët e mundshëm.
Sakaq, paraditen e sotme forca të shumta policie, FNSH dhe dhjetëra familjare të dy personave të zhdukur rrethuan fshatin Vrinë për gjetjen e këtyre të fundit.