MENU
klinika

Dyshohet se…

Ende mister fati i dy 46-vjeçarëve të zhdukur, arrestohet një person

28.04.2023 - 09:44

Policia e Sarandës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka dijeni për zhdukjen e 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Burime për mediat bëjnë me dije se arrestimi i 28-vjeçarit me ininciale Sofokli Baxheri, banues në Tiranë është bërë mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 04:00.

Sipas të njëjtave burime mësohet se ky shtetas dyshohet se u ka dhënë me qira autorëve që kanë gisht në zhdukjen e Thodorit dhe Sulovarit një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore.

Para hetuesve 28-vjeçarit nuk ka folur dhe nuk është treguar bashkëpunues me oficerët. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur automjeti tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46- vjeçarëve, por edhe të vendosjes së eksplozivit të banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022. Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorë.

Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kujtojmë që personat në fjalë janë zhdukur ditë më parë. Thodhori dhe Sulovari njiheshin me njëri tjetrin. Policia një javë më parë arrestoi disa persona me precedentë penal që dyshohet se kishin lidhje me ngjarjen, persona të cilët sot janë lënë të lirë. Pas dëshmisë këta persona u lanë të dhe u mbajtën vetëm telefonat e tyre për ekspertim kompjuterik dhe disa automjete për ekspertim daktiloskopik dhe biologjik.

Dyshohet se personat e zhdukur të jenë vrarë dhe më pas gropozur në Konispol. Leonard Thodhori ka pasur konflikte për shkak të një prone që i ka shitur një personi me precedent penal në fushën e lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve rezulton se Thodhori është thirrur në Sarandë për të folur me personat që kishte bërë marrëveshjen, por që kanë debatuar dhe dyshohet se më pas 46-vjeçari dhe miku i tij Sulovari janë rrëmbyer.

Pasi janë futur në një automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lihen të lirë personat e shoqëruar

Ende mister fati i dy 46-vjeçarëve të zhdukur