MENU
klinika

Lihen të lirë personat e shoqëruar

Ende mister fati i dy 46-vjeçarëve të zhdukur

24.04.2023 - 12:47

Mbetet ende mister fati i dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari që rezultojnë të zhdukur për më shumë se dy javë.

Policia 3 ditë më parë arrestoi disa persona me precedentëë penal që dyshohet se kishin lidhje me ngjarjen, persona të cilët sot janë lënë të lirë. Bëhet me dije se edhe pse personat janë lënë të lirë, janë mbajtur telefonat e tyre për ekspertim kompjuterik dhe disa automjete për ekspertim daktiloskopik dhe biologjik.

Dyshohet se personat e zhdukur të jenë vrarë dhe më pas gropozur në Konispol. Leonard Thodhori ka pasur konflikte për shkak të një prone që i ka shitur një personi me precedent penal në fushën e lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve rezulton se Thodhori është thirrur në Sarandë për të folur me personat që kishte bërë marrëveshjen, por që kanë debatuar dhe dyshohet se më pas 46-vjeçari dhe miku i tij Sulovari janë rrëmbyer.

Pasi janë futur në një automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kanë humbur “gjurmët” prej 16 ditësh në mënyrë misterioze

Familjarë të dy të zhdukurve protestë para komisariatit