MENU
klinika

Ja e vërteta!

Getinjo dhe Vivien prindër për herë të parë?

07.04.2023 - 11:11

Getinjo dhe Vivien Thano janë dyshja më e komentuar përgjatë ditëve të fundit në rrjet.

Prej disa ditës çifti po përflitej se i kishte dhënë fund romancës së tyre e cila nisi disa muaj më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” ku vazhdoi më pas dhe jashtë.

E gjitha nisi kur reperi njoftoi fansat se do të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale pasi po kalonte një fazë depresioni dhe fansat menduan se shkak i kësaj u bë ndarja me ish-banoren. Por Getinjo më pas i hodhi poshtë aludimet se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes dhe se kjo ishte arsyeja e gjendjes së tij.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme në rrjet qarkulloi lajmi se Vivien dhe këngëtari janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. I menjëhershëm ka qenë më pas dhe reagimi i bukuroshes së cila i ka hedhur poshtë thashethemet duke u shprehur se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.

“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, u shpreh Vivien për Prive.al.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Le të më largojnë nga shtëpia nëse…”

Getinjo vesh bluzën e UÇK-së në Big Brother VIP Kosova


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?