MENU
klinika

Sherr mes dy shqiptarëve për një vajzë,

Greqi/ 37-vjeçari qëllon me thikë bashkëkombasin

27.04.2023 - 10:33

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Elassona të Greqisë, ku pas një sherri mes dy shqiptarëve, njëri ka mbetur i plagosur me thikë.

Bëhet me dije se sherri mes dy 37-vjeçarëve shqiptarë ka nisur për një grua, që të dy e pëlqenin. Personat në fjalë ishin në një lokal, kur në një moment debati mes tyre ka agravuar dhe 37-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur bashkëkombasin e tij.

Të pranishmit në lokal kanë njoftuar policinë. Njëri është arrestuar, ndërsa tjetëri ndodhet në spitalin e Larisës.

Autori është dërguar në Prokurorinë Penale të Larisës pas gjykimit dhe vuajtjes së dënimi. Shqiptari do të dëbohet, pasi kishte hyrë ilegalisht në Greqi.