MENU
klinika

Shqipëria me sytë nga Azia

Greqia punëson kamerierët shqiptarë

16.04.2023 - 12:37

Greqia po i merr Shqipërisë edhe kamerierët e banakierët. Në prag të sezonit veror, vendi ka nevojë për mbi 25 mijë punonjës dhe shifra rrezikon të zgjerohet.

“Greqia po kërkon punonjës, ka nxjerrë dhe një rregull që i paguan kamerierët me 1000 euro, i paguan dhe sigurimet gjatë kohës së punës dhe pajisen me leje provizore, leje qëndrimi. Dhe kjo ndodh vetëm me një kontratë pune dhe është joshëse për të lënë Shqipërinë”, Sinkron Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar.

Në pamundësi për të mbajtur punonjësit me gjithë rritjen e pagave, sipërmarrësit shqiptarë në fushën e turizmit po i hedhin sytë drejt Azisë. “Vetëm këto 2 javët e fundit 5 hotelet më të mëdha në vend kanë marrë nga 40 deri në 70 punonjës nga Azia, kryesisht nga shtete që nuk kanë probleme me emigracionin”, thotë Kasa.

Përfaqësues nga sektori kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të mos rrezikuar që sezoni veror të kërcënohet edhe nga mungesa e punonjësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hotelierët kërkojnë të punësojnë mësues

Greqi, turizmi në krizë punonjësish

“Shqiptarët largohen drejt vendeve të pasura të BE”

Mediat greke: 280 mijë punëtorë mungojnë në ndërtim