MENU
klinika

Magjik për në pranverë...

Ky është një ndër fshatrat më të bukur në botë!

01.04.2023 - 14:22

Sipas revistës turistike amerikane “Travel + Leisure”, fshati i vogël piktoresk Gorden i vendosur në majë të një shkëmbi në një lartësi mbidetare prej 340 metrash, është një nga fshatrat më të bukur në botë. Gordes ndodhet në Francë dhe ky xhevahir tërheq vizitorë nga e gjithë bota çdo vit për bukurinë e tij të përjetshme. Tani në pranverë, është veçanërisht magjik për shkak të të gjitha ngjyrave dhe aromave nga natyra.

Historia e Gordes daton që nga koha romake, por gjatë Mesjetës fshati mori konfigurimin aktual me rrugë të ngushta, kalime të harkuara, shtëpi prej guri të thatë dhe një kështjellë magjepsëse mesjetare me pamje nga lugina. Ajo ka lulëzuar prej shekujsh falë bujqësisë dhe është veçanërisht e famshme për prodhimin e qeramikës, traditë që vazhdon edhe sot.

Bukuria e këtij fshati mitik qëndron në arkitekturën e tij, me ndërtesa guri të mirëmbajtura që përzihen në mënyrë perfekte me peisazhin përreth të dominuar nga natyra madhështore. E ndërtuar në shekullin e XI, e zgjeruar dhe e rinovuar gjatë shekujve, Kalaja e Gordes është një nga vendet më mbresëlënëse që ia vlen të vizitohet, ndërsa sot ofron pamje të mrekullueshme nga kullat dhe muret e saj të ngritur.

Tregu në Gordes është një ngjarje e paharrueshme që zhvillohet çdo të martë në mëngjes në sheshin e kështjellës dhe përfaqëson një tjetër kulm të jetës kulturore të fshatit. Vizitorët mund të zbulojnë produkte vendase, punime artizanale dhe suvenire nga ky rajon magjik francez. Gordes është gjithashtu një vend i njohur xhirimesh për filma dhe shfaqje televizive për shkak të bukurisë dhe atmosferës piktoreske.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë