MENU
klinika

Gjirokastër

Kandidati për këshilltar braktis koalicionin Meta-Berisha

24.04.2023 - 10:23

Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga koalicioni “BASHKË FITOJMË” braktis listën dhe bashkohet me PS.

Magrip Gjika, pjesë e listës së këshilltarëve të Këshillit Bashkiak te Gjirokastrës njëkohësisht në forume të larta drejtuese të FR të PD së Berishës, ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar PS.

Gjika ka dalë sot në fushatë hapur për PS dhe kandidatin socialist për Bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Reagimi i Flamur Golemit
Një demokrat me dy pare mend në kokë, mban dy gishtat lart, por votën nuk e çon dëm për ata që nuk gjejnë dot vulën e jo më të punojnë për Gjirokastrën.
Ja Magripi për shembull, e kuptoi që duhet të ecim përpara e jo të shkojmë mbrapa. Bëri kthesën që duhet! 👏👍
Bujrum edhe demokratëve të tjerë të bashkojmë votat në 14 maj për familjen tonë të madhe, Gjirokastrën. Hallet e Saliut dhe shokëve të tij s’mund të bëhen hallet tuaja. Kaq

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN