Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi janë katër ish-banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip me një shans të dytë në këtë spektaktël.
Në fund të mbrëmjes së djeshme ata u rifutën sërish si banorë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas televotimit që u hap gjatë spektaklit.
Më e votuara për t’u rikthyer në këtë format ishte Efi Dhedhes, ndjekur nga Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane.
Rikthimi i tre prej tyre u shoqërua me ironi nga opinionisti Arbër Hajdari i cili tha se të tre ata janë “Luizatorë” dhe nuk do të sjellin asgjë të re në shtëpi.
Me hyrjen e tyre, publiku pa edhe momentin e shumëpritur të ritakimit të çiftit Luiz dhe Kiara. Të katër ish banorët e rikthyer kanë disa rregulla të veçanta të vendosura për produksioni për rrugëtimin e tyre.
View this post on Instagram
Më e rëndësishmja, vetëm njëri prej tyre mund të prekë finalen e madhe të 6 Majit. Kjo pritet të ndryshojë ujërat në shtëpi dhe pse jo, të ndikojë edhe në raportin e katër ish banorëve të cilët janë edhe në garë me njëri tjetrin për të shkuar në finale.