MENU
klinika

"Presidenti malazez ka profil pro-europian"

Mesazhi i Abazoviç për Kurtin: Fli rehat! Jemi shtet paqësor

07.04.2023 - 16:41

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i thotë që të flejë rehat e të mos shqetësohet për të ardhmen e Malit të Zi. Sipas Abazoviç, edhe me fitoren e Jakov Millatoviqit si president, Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet paqësor.

“Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj që gjithkush ka problemet edhe në shtëpi të vet. Për Mal të Zi nuk ka nevojë me u brengos kërkush, përveç nesh. Unë nuk kam qejf me kriju një keqkuptim, por mendoj që çdokush mundet me fjet rehat sa i takon Malit të Zi. Mali i Zi për dy vite është duke bërë vetëm rezultate të mira, është duke shku në drejtim të duhur edhe sa i takon sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë. Nëse ne flemë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush që të jetë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje” – deklaroi Abazoviç.

Në pyetjen rreth akuzave se presidenti i ri malazezas është pro-serb e pro-rus, Abazoviç vlerësoi se është i gëzuar për fitoren e Millatoviqit, të cilin e quajti si “profil pro-evropian”.

“Presidenti i ri i Malit të Zi është një profil pro-evropian. Unë jam shumë i gëzuar që i ka fituar zgjedhjet, shpresoj që ka përfunduar një erë e nëntëdhjetave, e cila ka qenë në Mal të Zi dhe mendoj që në të ardhmen kemi me pasur një politikë shumë më të relaksuar dhe me hapa shumë më të shpejt do të shkojmë drejt integrimit evropian” – vlerësoi ai.

Sipas Abazoviç, Mali i Zi do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën edhe pas fitores së Millatoviqit.

“Mendoj që nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. Raportet me Kosovën janë shumë mirë, shumë në rregull, qeveritë bashkëpunojnë ngushtë. Jam i bindur që edhe presidenti do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet” – deklaroi ai.

Reagimi i Abazoviç për Kurtin erdhi pasi ky i fundit tha se është shumë i shqetësuar për të ardhmen e kombit tw Malit tw Zi, duke pretenduar se me fitoren e Jakov Millatoviqit do t’i hapet rruga për zhdukjen e kombit malazezas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i ri i Malit të Zi

Kush është Jakov Millatoviç?


Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën