MENU
klinika

"Të mos jemi naivë"

Ministri turk: Ka qetësi në marrëdhëniet me Greqinë, por…

15.04.2023 - 11:13

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu beson se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë përmirësuar pas tërmetit apokaliptik në Turqi, ku Greqia u shpreh e gatshme të ndihmonte qytetarët turk, nga thirrjet e vazhdueshme te presidentit turk, shkruajnë mediat e huaja.

“Ka qetësi në marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë pas tërmetit në Turqi, por le të mos jemi naivë. Sa për Qipron, për çdo gjë që nevojitet, për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, ka shumë çështje konfliktuale që janë të ndërlidhura. Nëse këto nuk zgjidhen, tensioni mund të fillojë përsëri në çdo kohë, për fat të keq. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i diskutojmë këto çështje përmes dialogut dhe diplomacisë,” kërkoi në një intervistë ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Ai tha se problemet janë kronike dhe mbeten dhe se përpjekjet për zgjidhje duhet të vazhdojnë.

Ministri i Jashtëm turk iu referua edhe faktit se të dyja vendet janë aktualisht në një periudhë parazgjedhore, duke theksuar se pas zgjedhjeve duhet të ringjallet mekanizmi konsultativ për zgjidhjen e problemeve dhe të ndërmerren hapa konkretë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi