MENU
klinika

Zgjedhjet në Greqi

Mitsotakis i kërkon presidentes shpërndarjen e parlamentit

22.04.2023 - 12:39

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar mesditën e së shtunës Presidentes së Republikës shpërndarjen e parakohshme të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në datën 21 maj. Mediat vendase raportojnë se gjatë takimit me kryeministrin grek, Sakellaropoulou do të nxjerrë urdhërin për nxjerrjen e dekretit përkatës.

Kryeministri dorëzoi aktin e kabinetit, “me të cilin rekomandojmë shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve më 21 maj pas katër javësh”. Sipas tij, në thelb qeveria e ka shteruar afatin e saj.

Sipas kryeministrit, qytetarët tashmë do të mund të “vlerësojnë punën tonë dhe të vendosin për të ardhmen”. Në të njëjtën kohë, kryeministri përmendi në mënyrë të veçantë dy çështje: toksicitetin dhe të rinjtë .

Me vulosjen e dekretit përkatës presidencial ditën e hënë më 24 prill Greqia hyn edhe zyrtarisht në fushatë elektorale. Në këtë mënyrë stafet partiake dhe kandidatët për deputetë i nënshtrohen rregullave zgjedhore, me kufizime specifike për daljet televizive, ndërkohë që zëvendësohet ministri i Brendshëm dhe përfaqësuesi i qeverisë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi