MENU
klinika

Çfarë pritet?

Dendias flet për çështjen e detit: Do kemi zhvillime të reja këtë vit

14.04.2023 - 11:05

Minsitri i Jashëm Nikos Dendias në një intervistë ka folur për çështjen e detit.

Lidhur me përcaktimin e kufirit të shelfit kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive ZEE me Shqipërinë, Ministri i Jashtëm bëri të ditur se pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë dhe t’i dorëzojë presidentit të vendit një prokurë, në mënyrë që ekipit negociator t’i jepet mundësi për të diskutuar me Greqinë për këtë.

Ndër të tjera Dendias tha se deri në fund të 2023, në lidhje me këtë çështje do të ketë zhvilime.

“Unë besoj në miqësinë greko-shqiptare. Unë besoj se minoriteti grek është një urë lidhëse që lidh dy vendet dhe dua t’ju them se Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje diçkaje nga pala greke. Shqipëria e ka pranuar absolutisht atë që ne i propozojmë Turqisë, pra një bashkë-premtim të zgjerimit të ujërave territoriale.

Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime”, tha Dendias ndër të tjera.