MENU
klinika

Berisha kërcënon Ramën

“Pas 14 majit i ke ditët e numëruara, do të ndjekësh fatin e…!”

22.04.2023 - 21:28

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe sipas tij vjedh duke ndërtuar rrugë me 24 milionë euro për kilometër dhe shkolla me 6 milionë euro.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Sarandë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli dhe për Bashkinë e Konispolit, Fatmir Shero.

Berisha i dërgoi edhe një mesazh të drejtpërdrejtë Ramës, duke i thënë se pas 14 majit i ka ditët e numëruara dhe e pret fati i mafies që sipas Berishës, ai vetë ka ndërtuar.

“Shkodranët dhe vlonjatët janë në kulmin e atyre që kanë ikur. Në kohën kur ne qeverisnim, qëllimi ishte të kapnim Slloveninë. Sepse Shqipëria ka shumë herë më shumë pasuri se Sllovenia. E kundërta ndodhi me këta. Ky bllokoi rritjen e rrogave. U vidhisëm të fundit në Ballkan.

Kosova doli 40 % para nesh. Mësuesi në Kosovë 60 % rrogë më të lartë se në Shqipëri. Fermerët në Kosovë subvencionohen. Biznesi në Kosovë kishte një paketë mbështetëse disa herë më të madhe sesa Shqipëria gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Paratë i vjedhin. Ndërtojnë një kilometër rrugë me 24 milionë euro dhe shkolla me 6 milionë euro. Sot Rama ishte në Kamëz dhe foli si një pushtues i egër. Pati paturpësinë që t’u thotë qytetarëve të Kamzës që po nuk votuat Rakip hajdutin, nuk keni para.

Pas 14 majit koha jote është e numëruar dhe do të ndjekësh fatin e mafies tënde. So është një moment për t’u bashkuar. Sekti i rilindjes është sekti më i egër, fara më e keqe që ka parë kjo tokë ndonjëherë”, u shpreh Berisha.