MENU
klinika

Shtrëngata shiu dhe reshje bore në zonat malore

Përkeqësohet moti në vend, si do të jenë temperaturat

05.04.2023 - 11:29

Nga dita e sotme moti parashikohet kryesisht i paqëndueshëm, ndërsa temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në disa zona nuk do të mungojnë edhe vranësirat e dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe zonën e jugut.

Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra, ku në relievet malore priten reshje të dendura dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3 – 9m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta 1 deri 15°C
në zona bregdetare 5 deri 14°C

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN