MENU
klinika

Analiza

Pse vendet nordike janë “shënjestra” e re e Putinit?

20.04.2023 - 17:39

Vendet nordike duket se janë “shënjestra” e re e presidentit rus, Vladimir Putin, sidomos pas anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Së fundmi, thuhet se Rusia ka hartuar një plan “djallëzor” për të sabotuar centralet e erës dhe kabllot e komunikimit në Detin e Veriut.

Transmetuesit publikë në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë kanë nisur një hetim të përbashkët, ku thonë se Rusia ka një flotë anijesh ‘fantazmë’, të maskuara si për peshkim ose anije kërkimore në Detin e Zi. Ato në fakt kanëpajisje mbikqyrjeje nënujore dhe po synojnë sabotim të mundshëm të energjisë në këto vende, në rast të një konflikti të plotë me Perëndimin.

Lufta në Ukrainë/ Anijet “fantazmë” të Rusisë po përgatiten për sulm në  Detin e Veriut – Abc News

Pas një hetimi të gjatë, gjatë gjashtë muajve të fundit, inteligjenca skandinave beson se ushtria e Putinit po planifikon të sabotojë anëtarët e NATO-s (përfshirë Suedinë), duke ndërprerë kabllot e energjisë. Komunikimet me radio të përgjuara nga marina ruse zbuluan se “anijet fantazmë”, anije që kishin fikur transmetuesit e tyre për të shmangur gjurmimin e vendndodhjes së tyre, ishin përdorur në rajon për muaj të tërë.

Anija detare “Admiral Vladimirsky”, pretendohej se ishte një nga ato anije që përdorej për qëllime të inteligjencës. Kur disa gazetarë iu afruan anijes, pasi e kishin përgjuar, atyre iu afruan njerëz të veshur me jelek antiplumb dhe të armatosur me pushkë ruse.

Ndonëse Kremlini i ka mohuar akuzat, burime të inteligjencës dhe ekspertë kanë vlerësuar se synimi i anijeve është e gjithë Evropa Veri-Perëndimore.

Po ashtu, thuhet se ato mund të kishin vendosur edhe mina detare.

Një mobilizim i tillë, pa dyshim do të ishte kërcënim serioz për vendet nordike.