MENU
klinika

“Kapërceni gardhin dhe na votoni ne"

Rama ftesë demokratëve në Gjirokastër

29.04.2023 - 12:06

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim elektoral me qytetarët në Gjirokastër, ku tha me bindje se opozita nuk duhet të ketë më asnjë shans për të qeverisur.

Ai u shpreh se para socialistëve se Bashkitë që dejtohen nga e djathta janë simbol i papastërtisë, duke përmendur këtu Libohovën dhe Shkodrën. Mes të tjerash Rama u bëri thirrje demokratëve që “të kalojnë gardhin” dhe të votojnë PS.

“Çfarë përbuzjesh pati nga ata që kërkojnë sot votën, që nuk duhet të kenë asnjë shans, jo sot por asnjëherë. Po bëjmë fushatë krejt ndrydhe nga të tjerët, me shumë më pak shpenzime për propagandën elektorale dhe një pjesë e shpenzimeve shkojnë për të mbjellë pemë.

Më vjen mirë që në fund të kësaj fushate do të ngelen pemë. Kemi bërë rritjen të pagave, e cila sot ka nisur konkretisht. Nga prilli, deri në prillin e ardhshëm paga e mesatare do të jetë 900 euro, për të fuqizuar ekonominë. Ambicia jonë është paga minimale 60 mijë lekë.

Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në anën tjetër të gardhit, në emër të ndarjeve ideologjike, PS-PD. Nuk ka ‘ne-ata’ për të garantuar një fshat më të mirë apo për qytet kur bëhet fjala për vendin ku jetojmë.

S’kemi pasur mundësi të drejtojmë Libohovën, ka qenë bastion i djathë. Bastion i djathtë do të thotë bastion i papastërtisë, i dembelizmit, i një klani, bastion ku plehrat rrinë dy-tre ditë, apo ku s’dihet ku shkojnë paratë. Shikoni Shkodrën, që në 20 e ca vite është e verbuar (bastion i djathtë). Shikojeni se sa e papastër është.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tritoli në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës

“Atentat i mirëfilltë”/ Berisha: Rama inaguroi çeljen e fushatës elektorale!